Strakosha në portë ndaj Polonisë, ja arsyeja pse u la në stol Berisha
E Diel 10 Shtator 2023, 20:27
TiranaPost
Shumëkush është çuditur kur ka parë emrin e Thomas Strakoshës në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Polonisë. Etrit Berisha dukej si një nga pikat fikse të kuqezinjve në duelet e fundit dhe nuk mendohej një ndryshim i tillë mes shtyllave.
“Panoram Sport” ka mësuar se ndryshimi ka qenë disi i detyruar për këtë ndeshje. Kjo për shkak se Berisha ka kaluar një virozë në ditën e fundit dhe ka qenë me temperaturë. Meqë portieri nuk ka qenë në maksimumin e tij fizik, është vendosur që të bëhet ndryshimi.
Kështu, Strakosha është kthyer mes titullarëve dhe do të mbrojë portën e kuqezinjve për këtë sfidë dhe Etrit Berisha do të jetë në stolin e rezervave