SPORT

Spektakël me 5 gola ndeshja e mbrëmjes, fiton Holanda

Spektakël me 5 gola ndeshja e mbrëmjes, fiton Holanda

Mbrëmja e sotme ishte spektakël. 5 gola u shënuan në Amsterdam. Përballja me Ukrainën përfundoi 3-2 për Holandën.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Pjesa e dytë solli 5 golat.

Holandezët në pjesën e parë bënë një ndeshje shumë të mirë, teksa rrezikuan disa herë me kapitenin Wijnaldum dhe Dumfries. Bushchan i Ukrainës ishte në formë të mirë dhe nuk e lejoi skuadrën e De Boer të shënonte.

Holanda nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas një zbritje të bukur portieri i Ukrainës la një top në zonë dhe kapiteni Wijnaldum e shfrytëzoi rastin dhe me një goditje të fortë e çoi topin në rrjetë.

Holanda e shfrytëzoi vrullin dhe për shtatë minuta shënoi golin e dytë me Weghorst. Ukraina më pas shënoi golin e parë.

Katër minuta më pas Yaremchuk bëri golin e dytë.

E fundit ishte Holanda që shënoi në 3 minutat e fundit golin e avantazhit që i dha fitoren.