SPORT

Spanja “manita” kundër Sllovakisë! Suedia rrëmben fitoren në sekondat e fundit

Spanja “manita” kundër Sllovakisë! Suedia rrëmben

Spanja e ka mbyllur me klas fazën e grupeve të EURO 2020, teksa ka shpartalluar me rezultatin 5-0 Sllovakinë. Ndeshja nuk ka filluar mirë për demat që humbën penallti me Moratën që prej minutës së ’12.

Megjithatë, ata kanë ditur të shtojnë presionin dhe u rikthyen me dy gola brenda pjesës së parë (’30, ’48). Në fillimin e pjesës së dytë Sllovakia ka tentuar të rihyjë në ndeshje edhe me disa ndërrime, por tentativat e saj në sulm kanë lënë hapësira në mbrojtje, të cilat janë shfrytëzuar më së miri nga spanjollët që shënuar me Sarabia (’56), Torres (’66), Alcantara (’71) dhe një autogol i Kucka-s në minutën e ’77 ka vendosur qershinë mbi tortë për Spanjën që ndonëse filloi me dyshime është rikthyer fuqimisht në kompeticion.

Përballja tjetër e grupit, ajo mes Suedisë dhe Polonisë ka qenë më e barabartë me dy ekipet që janë ndarë me rezultatin 3-2, falë një goli të momenteve të fundit të nordikëve. Ky rezultat i jep kualifikimin e sigurt Suedisë që renditet në vendin e dytë. Ndeshja është zhbllokuar që prej minutës së dytë me Forsberg, i cili ka gjetur rrugën e golit edhe në minutën ’58. Polonia ka ditur të rikthehet në lojë me të përhershmin Lewandowski që gjeti rrugën e rrjetës në minutën ’61 dhe ’84. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Claesson në minutën e ’94 i ka dhënë fitoren dhe vendin e parë në grup suedezëve.

Spanja “manita” kundër Sllovakisë! Suedia rrëmben

Tiranapost.al