Shqipëria ka marrë fitoren e parë në grup në eliminatoret e Euro 2024.
Ekipi kuqezi triumfoi 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”.
Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Shqipëria nisi pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Jasir Asani zhbllokoi takimin në minutën e 51-të, falë një goli. Një kryevepër e Asanit, që ngriti në këmbë gjithë stadiumin.
Në minutën e 76-të, goli i sigurisë mban firmën e Nedim Bajramit, i cili realizoi golin e parë me Kombëtaren.