SPORT

Shqipëria nuk e pati të lehtë, por merr tre-pikëshin ndaj San Marinos

Shqipëria nuk e pati të lehtë, por merr tre-pikëshin ndaj

Kombëtarja shqiptare nuk e ka pasur aq të lehtë sa do e kishte dashur me një kundërshtar modest si San Marino. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, teksa vetëm një gjuajte e Hysajt kërcënoi portën e vendasve në një 45-minutësh që la shumë për të dëshiruar.

Megjithatë, pjesa e dytë ka qenë më ritmike për kombëtaren shqiptare me më shumë shanse përpara porte dhe qarkullim më të mirë të topit. Ka qenë Rey Manaj ai që në minutën e ’63 ka devijuar me kokë në rrjetë, topin e krosuar nga Uzuni. Ky i fundit ka qenë golashënuesi i dytë në minutën e ’85. Ka qenë Veseli që pas një krose goditi tranversën dhe topi i shkoi në këmbë sulmuesit beratas që diti të konvertonte.

Rezultati përfundimtar: San Marino 0 – 2 Shqipëri

Tiranapost.al