Shqipëria humb në Poloni ndeshjen e parë kualifikuese të europianit

E Hënë 27 Mars 2023, 23:20
TiranaPost
Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur 1-0 në Varshavë.
Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Swiderski i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.
Nuk nisi në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Sylvinho në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe, duke nisur që nga skema e përdorur, 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë.
Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.