SPORT

Sfida e Partizanit me Saburtalo-n do të luhet në ‘Air Albania’

Sfida e Partizanit me Saburtalo-n do të luhet në ‘Air

Ndeshja e kthimit e Partizanit përballë ekipit gjeorgjian të Saburtalos do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht u vendos që sfida e turit të parë të Conference League të luhej në stadiumin “Elbasan Arena”, por UEFA ka pranuar kërkesën e Partizanit për të luajtur sfidën në kryeqytet më 14 korrik, në orën 20:00.

Në Kupën e Europës marrin pjesë Tirana dhe Partizani. Më 12 korrik Tirana luan ndeshjet e kthimit kundër Dudelange për turin e parë të Champions League, ndërsa Partizani më 14 korrik pret Saburtalo-n për turin e parë të Conference League.

Tiranapost.al