SPORT

Sergio Ramos largohet nga Kombëtarja e Spanjës me zhgënjime: Do doja ta kisha mbyllur ndryshe

Sergio Ramos largohet nga Kombëtarja e Spanjës me zhgënjime: Do

Sergio Ramos ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale tërheqjen nga përfaqësuesja spanjolle “La Furia Roja”.

Mbrojtësi i PSG thotë se do të dëshironte ta kishte mbyllur ndryshe aventurën me kombëtaren, me të cilën ka luajtur 180 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

“Mëngjesin e sotëm fola me trajnerin aktual të kombëtares, i cili më tha se nuk do të më grumbullonte, pavarësisht nivelit që do të tregoja në fushë me klubin tim. Mendoj se aventura ime me Spanjën duhet të ishte mbyllur nga një vendim i imi dhe jo për arsye moshe”, tha Ramos.