Ronaldo vs Messi: Kërcimi i fundit në Arabinë Saudite?

E Enjte 19 Janar 2023, 15:33
TiranaPost
Rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos dominoi futbollin për më shumë se një dekadë dhe sot bota do të ketë mundësinë të shohë një tjetër përballje mes portugezit dhe argjentinasit.
Pas 20 vitesh në ligat më të mira të Evropës, Ronaldo tani luan për skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre dhe për ironi të fatit ndeshja e tij e parë në Lindjen e Mesme do të jetë kundër rivalit të tij shekullor.
Paris St Germain i Messit do të përballet me një ekip të kombinuar Al Hilal-Al Nassr në një ndeshje miqësore, duke i dhënë Ronaldos dhe Messit një shans për të rindezur rivalitetin e tyre të vjetër 'El Clasico' kur ata luajtën për Real Madridin dhe Barcelonën.