Ndeshja e mbrëmshme Liverpul-Real Madrid ka dhuruar emocione në Champions League. Reali i Madridit ka shënuar 5 gola kundër Liverpul duke i mundur në shtëpi.
Nunjez shënon një gol në minutën e 3-të, ndërkohë, në të 14-n Salah dyfishon rezultatin. Me këtë ritëm dukej se përballja do të përfundonte me goleadë për Liverpulin, por në të vërtetë ndodh e kundërta.
Reali Madrid barazon me Vinicisi i cili shënon dy herë në pjesën e parë, fllimisht në minutën e 21-të dhe më pas në të 36-n.
Pjesa e dytë nis me dominimin e Realit.
Në 2 minutat e para Militao përmbys shifrat në 2-3, më pas sulmuesi francez Benzema shënon 2 gola duke dhënë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.