Rama poston foton e Messi-t me Maradonën: Ishte dhe ndihma e tij nga qielli

E Diel 18 Dhjetor 2022, 19:43
TiranaPost
Kryeministri Rama ka postuar një foto të legjendës së futbollit botëror Maradona, së bashku me Lionel Messi-n.
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell,” shkruajti Rama pas fitores nga Argjentina të Kupës së Botës.
Maradona u nda nga jeta 2 vite më parë dhe është një prej lojtarëve më të mëdhenj të epokës së futbollit.