SPORT

Rafael Nadal njofton tërheqjen nga tenisi

Rafael Nadal njofton tërheqjen nga tenisi

Rafael Nadal ka njoftuar këtë të enjte se në vitin 2024 ndoshta do tërhiqet nga tenisi, kjo për shkak të dëmtimeve fizike.

14 herë fituesi i Roland Garros dhe 22 herë kampioni i Grand Slameve tregoi se do pushojë për disa muaj, për të parë nëse mund të rikthehet në 2024, vit i cili do jetë i fundit për të në karrierë.

"Mund ta imagjinoni sa e vështirë është për mua. Është një vendim që ka marrë trupi im", tha 37-vjeçari nga Akademia "Rafa Nadal" në Mallorca.

"Ambicia ime është të ndalem për t'i dhënë vetes një mundësi për të shijuar vitin e ardhshëm. Viti i ardhshëm ndoshta do të jetë i fundit në garimin tim profesional”, shtoiNadal.