Rafael Nadal është eliminuar nga Australia Open. Kampioni që synonte trofeun e 23-të të Grand Slam në karrierë i dha fund turneut të tenisit të këtij viti.
Spanjolli, numri 2 në botë i tenisit, u dëmtua në muskujt e barkut, në fundin e setit të dytë, dhe nuk arriti të mundte kundërshtarin, amerikanin Mackenzie McDonald, i cili është i 65-ti në renditje.
Ndeshja zgjati dy orë dhe përfundoi në tre sete me rezultatin 6-4, 6-4, 7-5.