Puthja në buzë pa miratimin e atletes. Çfarë do ndodhë me presidentin e federatës spanjolle
Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit Luis Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi puthi pa miratim lojtaren Jennifer Hermoso pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës për femra.
Ndryshe nga deklarata e Hermoso, Rubiales e quajti puthjen “spontane, reciproke, euforike dhe konsensuale”. Ai tha se e kishte pyetur Hermoson nëse mund ta puthte dhe ajo i kishte thënë "OK".
Pas deklaratës së Rubiales të premten për mosdorëheqje, lojtaret e skuadrës njoftuan se do të refuzonin të luanin derisa ai të jepte dorëheqjen
Në përgjigjen e tyre, lojtarët dënuan "sjelljet që kanë cenojnë dinjitetin e grave", duke thënë se prisnin "përgjigje të forta nga fuqitë publike" për të adresuar ngjarjen.
Lojtarja që u puth, Jennifer Hermoso, tha se në asnjë moment nuk e kishte miratuar puthjen që Rubiales i dha.
Ajo tha se ishte vënë nën "presion të vazhdueshëm për të justifikuar veprimet tij teksa shtoi se incidenti ishte i fundit në një listë të gjatë situatash që lojtarët kishin denoncuar prej vitesh.
Qeveria është e kufizuar në aftësinë e saj për të ndëshkuar anëtarët e federatës së futbollit, por pasi zoti Rubiales bëri komentet e tij të premten, ajo tha se po merrte masa për ta pezulluar atë. Victor Francos, president i Këshillit Kombëtar të Sporteve dhe Sekretar i Shtetit për Sportin, tha, "Ne do të veprojmë - ne kemi aktivizuar të gjithë mekanizmat për të marrë masat e duhura."