SPORT

PSG nuk lëshon Di Marian, i ofron rinovimin

PSG nuk lëshon Di Marian, i ofron rinovimin

Paris Saint Germain nuk lëshon Angel Di Marian, me kampionët e Francës që janë gati të blindojnë me një kontratë të re yllin argjentinas. Atij i përfundon kontrata me 30 qershor dhe “L’Equipe” raportonte se me të kishte nisur kontaktet e para edhe Tottenham, me trajnerin Jose Mourinho që e do në skuadër. PSG ka reaguar dhe së fundmi raportohet se është në bisedime të avancuara për të nënshkruar një kontratë të re me Angel Di Maria. Nuk dihet ende kohëzgjatja e marrëveshjes së re por e sigurt që Angel Di Maria do të qëndrojë edhe disa vite në Kullën Eifel!