SPORT

Pse Messi e ngriti kupën me veshjen arabe bisht?

Pse Messi e ngriti kupën me veshjen arabe bisht?

Atyre që ndoqën finalen e Kupës së Botës dhe ceremoninë pas lojës, nuk u shpëtoi detaji i bishtit.

Pas ndeshjes, Messi shtrëngoi duart me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe Sheikh Tamim, i cili e stolisi me një mantel të zi, të njohur si bisht.

Por çfarë rëndësie ka manteli? Bishti është një pjesë tradicionale e veshjeve të meshkujve, e njohur në Botën arabe dhe e veshur gjatë festimeve, pra në raste të gëzuara.

Arsyen pse ia veshi Messi-t mantelin e shpjegoi vetë Sheikh Tamim në Twitter.

"Gjetëm një mundësi që popujt e botês të mësojnë mbi pasurinë e kulturës sonë dhe origjinalitetin e vlerave tona", shkruante ai.

Edhe pse i hutuar Messi pranoi ta vishte. Në rrjet jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë fakt. Disa e kanë parë si detyrim. Të tjerë sigurisht e kanë marrë më me sportivitet.

"Një gazetare shkruan: Katari u sigurua që ky të ishte momenti i tyre, po aq sa i Messi-t."