SPORT

Presion i lartë nga tifozët dhe UEFA? Mediat britanike raportojnë se Chelsea dhe Manchester City mund të tërhiqen nga Super Liga Europiane

Presion i lartë nga tifozët dhe UEFA? Mediat britanike raportojnë

Sipas raportimeve të mediave sportive në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët e Chelsea dhe të Manchester City, dy nga “gjigandët” futbollistikë që ishin nismëtarë të kompeticionit “Super Liga Europiane” që ka për qëllim të zëvendësojë Champions League-n.

Lëvizja është hasur me protesta të forta të tifozëve të të gjitha klubeve, por edhe me kërcënimet e UEFA-s dhe FA-t (Federata Angleze e Futbollit) për përjashtime të ekipeve dhe lojtarëve nga kompeticionet, duket se ka bërë disa prej shefave të ekipeve të mendojnë dy herë.

Për rastin Manchester City, raportimet flasin për protesta të pronarit kundër themeluesve të tjerë që i ka akuzuar për “nxitim” dhe “mos mendim të thellë të pasojave”, ndërkohë që për Chelsea-n largimi duket më i sigurt, teksa BBC Sport, raporton se po bëhet gati dokumentacioni dhe blutë e Londrës mund të jenë larguar nga Super Liga brenda 24 orëve.

Tiranapost.al