SPORT

Pjesëmarrja e tenistit Novak Djokovic, në "Australia Open" shkakton zemërim tek australianët

Pjesëmarrja e tenistit Novak Djokovic, në "Australia Open"

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic, do të luajë në "Australia Open" pa u vaksinuar. Të gjithë lojtarët dhe stafi në turne duhet të vaksinohen ose të kenë një përjashtim të dhënë nga një panel ekspertësh të pavarur.

Organizatorët thanë se kampionit në fuqi nuk i ishte dhënë trajtim i veçantë.

Australianët kanë reaguar të zëmëruar nga këtij lajmi duke qënë se tenisti serb fillimisht u përjashtua nga rregullat e vaksinimit.

Ata kanë kritikuar zyrtarët, politikanët dhe vetë Gjokoviç.

Kryeministri australian Scott Morrison tha në një konferencë shtypi të martën se qeveria viktoriane i kishte dhënë atij një përjashtim për të ardhur në Australi, dhe kështu ne më pas veprojmë në përputhje me atë vendim.

Turneu fillon në Melburn më 17 janar dhe Djokoviç tha në Instagram të martën: "Kam kaluar kohë fantastike cilësore me të dashurit e mi gjatë pushimit.Le të shkojmë në vitin 2022. Jam gati të jetoj dhe të frumoj tenis në javët e ardhshme të garës”.

Ai nuk ka folur për statusin e tij të vaksinimit, por tha publikisht prillin e kaluar: “Personalisht jam kundër vaksinimit dhe nuk do të doja të detyrohesha nga dikush të bëj një vaksinë për të qenë në gjendje për të udhëtuar”.

Tiranapost.al