Përplasje mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës, ndërhyn policia
E Enjte 21 Janar 2021, 19:48
TiranaPost
Trazira mes tifozëve të Partizanit dhe atyre të Tiranës, që edhe pse nuk lejohen të jenë në stadium për shkak të pandemisë së Koronavirusit, kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të mbështetur ekipet respektive.
Kjo supersfidë është shoqëruar me incidente jashtë “Elbasan Arenas”, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë.
Mbështetësit e kuq dhe ata bardheblu kanë përdorur flakadanët për të sulmuar rivalët, duke rrezikuar madje edhe djegien e automjeteve të parkuara në rrugë.