SPORT

Përfundon me 4 gola dueli mes Barcelonës dhe Manchester United-it

Përfundon me 4 gola dueli mes Barcelonës dhe Manchester United-it

Barcelona dhe Manchester United kanë luajtur dje finalen e parakohshme në Europa League.

Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2 dhe kualifikimi në çerekfinale do të vendoset në “Old Trafford”.

Goli i parë u shënua në minutën e 50 nga Alonso, ndërsa 2 minuta më vonë Rashfordi rikthen baraspeshën. Gabimi i Kounde në minutën e 59, duke e dërguar topin në portën e tij i jep avantazhin kundërshtarëve, por Raphinha rregullon gabimin e shokut të skuadrës dhe i dërgon shifrat në 2-2 në minutën e 76 të sfidës.