SPORT

Pas humbjes së United, Manchester City shpallet matematikisht kampion i Anglisë

Pas humbjes së United, Manchester City shpallet matematikisht kampion i

Fitorja e Chelsea në “Stamford Bridge” kundër “qytetarëve” vonoi, por nuk arriti të shmangte kurorëzimin e Manchester City kampione të këtij sezoni të Premier League. Kanë qenë rivalët e të njëjtit qytet Manchester United që me humbjen e tyre në “Old Trafford” kundër Leicester City me rezultatin 1-2, që i kanë dhënë matematikisht vendin e parë në kampionatin e futbollit më prestigjoz në botë.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituat titullin e tretë në katër vitet e fundit dhe ndodhej komod në vendin e parë që prej muajit Dhjetor, kur United humbi kryesimin. Aktualisht “The Citizens” kanë 10 pikë avantazh nga rivalët me vetëm 3 ndeshje të mbetura.

City ka siguruar titullin e shtatë në historinë e saj dhe shpreson për dopietën, teksa është kualifikuar në finalen e Champions League ku do të përballen me Chelsea.

Tiranapost.al