SPORT

Nuk ka surpriza në Champions League! Kualifikohen Real Madrid dhe Manchester City

Nuk ka surpriza në Champions League! Kualifikohen Real Madrid dhe

Nuk ka pasur përmbysje rezultati nga ndeshjet e para në përballjet e kthimit të çerek-finaleve të Champions League. Manchester City ka mundur në Gjermani Borussia-n e Dortmundit me rezultatin 1-2 duke çimentuar avantazhin e krijuar në Angli.

Ndonëse kanë qenë gjermanët që me anë të Bellingham kanë goditur të parët portën e “qytetarëve” në minutën e ’15, një penallti e shndërruar në gol nga Mahrez në ’55 dhe një gol i të riut Foden në të ’75 kanë sjellë triumfin e britanikëve të drejtuar nga Pep Guardiola.

Në përballjen tjetër, Liverpool nuk ka arritur të kundërprëgjigje në “Anfield Road” pas humbjes 3-1 në Spanjë kundër Real-it të Madridit dhe ndonëse ka dominuar në fushën e lojës duke patur dy herë më shumë shanse se kundërshtri nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshja është mbyllur në një barazim 0-0, që i shkon për shtat madrilenëve që e gjejnë veten sërish në kupolën e Ligës Europiane.

Nuk ka surpriza në Champions League! Kualifikohen Real Madrid dhe

Tiranapost.al