Novak Djokovic-it iu dha përjashtimi nga vaksina pasi u testua pozitiv për Covid-19 në dhjetor, sipas dokumenteve të gjykatës

Novak Djokovic iu dha një përjashtim mjekësor për të konkurruar në Australian Open pasi ai ishte shëruar së fundmi nga Covid-19, tregojnë dokumentet gjyqësore të publikuara të shtunën nga Federal Circuit i Australisë.
Ky lajm vjen pasi numri 1 i tenisit në Botë është i kufizuar në një hotel në Melburn, ndërsa ai ka një sfidë ligjore për revokimin e vizës së tij përpara turneut.
Testi i parë PCR për Covid-pozitiv i Djokovic u regjistrua më 16 dhjetor 2021.
Lojtari serb, i cili më parë ka kritikuar mandatet e vaksinës Covid-19, iu dha një përjashtim mjekësor për të konkurruar në turne i pavaksinuar "me arsyetimin se ai ishte shëruar së fundmi nga COVID", thanë avokatët e tij në një dorëzim në gjykatë të shtunën.
Avokatët e Djokovic argumentuan në parashtrimin se nëntë herë kampioni i Australian Open kishte çdo arsye për të besuar se do t'i lejohej hyrja në vend, pasi ai "kishte një vizë të pakualifikuar nga ndonjë kusht përkatës ... kishte marrë certifikatën e një përjashtimi mjekësor nga vaksinimi nga organizatori i turneut... dhe kishte marrë nga Departamenti i Punëve të Brendshme një dokument që e informonte se ai plotësonte kërkesat për mbërritjen pa karantinë."
Kryeministri, Scott Morrison u tha gazetarëve të enjten se Tenis Australia u këshillua në një letër që në nëntor 2021 që lojtarët e pavaksinuar me një infeksion të fundit Covid-19 nuk do të lejoheshin të hynin në vend.
Djokovic nuk e ka zbuluar publikisht statusin e tij të vaksinimit, por në një konferencë shtypi të enjten, Morrison tha se 34-vjeçari "nuk kishte një përjashtim të vlefshëm mjekësor" nga kërkesa e vaksinimit për mbërritjet në vend.
Ekipi ligjor i Djokovic kërkoi një urdhër urgjent kundër vendimit të Forcave Kufitare Australiane për revokimin e vizës së tij. Gjykata Federale e vendit ka shtyrë vendimin deri të hënën nëse ai do të lejohet të qëndrojë në Australi ose do të dëbohet, sipas Reuters dhe transmetuesit publik ABC.
Tiranapost.al