SPORT

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të Peshëngritjes

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Ka nisur në Tiranë Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që këtë vit shënon edhe jubileun e 100-të të tij.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Mbi 600 sportistë e delegacione nga 39 vende të ndryshme, do të garojnë në disiplina të ndryshme në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Në ceremoninë hapëse të Kampionatit Europian, Kryetari i Bashkisë te Tiranes, Erion Veliaj u shpreh se kjo jave ka qene e jashtezakonshme per qytetin. “E filluam javën me organizimin fantastik për ndeshjen e futbollit. Ishte një bashkëpunim i të gjitha agjencive, duke filluar nga federata, kryeministria, ministritë e ndryshme, bashkitë, të gjitha agjencitë e ndryshme të qytetit dhe dolëm me sukses. Të gjithë ata që erdhën nga jashtë na dhanë notën 10 për organizimin. Oreksi vjen duke ngrënë dhe një nga gjërat që donim të bënim është të kalonim menjëherë nga një ambient festiv në stadium, në një ambient festiv në pallatin tonë të sporteve në Parkun Olimpik, ku ne mikpresim Kampionatin Evropian të Peshëngritjes”, tha Veliaj.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Kreu i Bashkisë nënvizoi se sporti është edhe një mundësi për shoqërinë për të reflektuar. “Secili prej nesh është thirrur që të shërbejë dhe të ngrejë një peshë të vetën. Kjo peshë mund të jetë në politikat sportive, arsimore, në një federatë të caktuar, kjo peshë mund të jetë në administrimin e jetës sportive, kjo peshë mund të jetë në media, mund të jetë në përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të vendit, apo të federatës ndërkombëtare. Pyetja është, sa jemi të aftë të ngremë peshat tona, dhe sa të aftë jemi që, siç janë provat në peshëngritje, nga gara në garë ne ta rrisim pak stekën, ta rrisim pak peshën tonë”, theksoi ai.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Veliaj u uroi mirëseardhjen edhe sportistëve nga Ukraina, ndërkohë që në kampionatin Europian të Peshëngritjes përfaqësohet Kosova dhe Serbia. “Më vjen mirë kur shikoj që sot valëvitet këtu flamuri i Kosovës dhe flamuri i Serbisë. Dua t’ju uroj një mirëseardhje të veçantë atletëve nga Ukraina, me gjithë situatën e vështirë që ata po kalojnë”, deklaroi Veliaj.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të

Këto ditë rikthehen përpara tifozerisë së vendit të tyre Briken Çalja, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli, të cilët do të kenë shansin të ngrenë flamurin kuqezi edhe në Tiranë.

Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Europian të