Ndahet nga jeta futbollisti i madh i Kombëtares Italiane Gianluca Vialli

E Premte 6 Janar 2023, 10:56
TiranaPost
Është ndarë nga jeta sot, në moshën 58-vjeçare futbollisti italian Gianluca Vialli.
Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Vialli ka një karrierë të gjatë. Ai ka luajtur me skuadra si Cremoneses, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea.
Prej 2019- ës Gianluca Vialli ishte kreu i delegacionit të Kombëtares Italiane.
Ai la pas bashkëshorten me të cilën është martuar që në 2003-shin dhe dy vajza.
.