SPORT

Napoli kampion i Italisë pas 33 vitesh

Napoli kampion i Italisë pas 33 vitesh

Napoli është shpallur kampion i Italisë.

Skuadra napolitane mori trofeun e Serie A pas 33 vitesh. Përballja me Udine përfundoi 1-1. Ndeshja u luajt në “Dacia Arena”.

Goli i parë i Udinesses u shënua në minutën e 13. Në minutën e 50-të erdhi goli i barazimit që i dha fitoren Napolit.

Dy trofetë e tjerë Napoli i ka fituar në kohën e Maradonës, në sezonin 1986-1987 dhe 1989-1990.