Nadal i dedikon fjalë të ndjera mikut dhe rivalit të tij që u tërhoq nga tenisi Roger Federer

Rafael Nadal i ka bërë një dedikim prekës yllit të tenisit Roger Federer, i cili njoftoi se do të tërhiqet nga ky sport për shkak të komplikacioneve shëndetësore pas operacioneve në gju.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Nadal i drejtohet Roger si mik por dhe si rival në fushë siç e quan ai, ndërsa e quan trishtim largimin e tij nga tenisi.
Mesazhi i plotë i Nadal:
I dashur miku dhe rivali im Roger!
Uroj që kjo ditë të mos kishte ardhur kurrë! Është një ditë e trishtuar për mua personalisht dhe për sportistët në mbarë botën.
Ka qenë një kënaqësi, por edhe një nder dhe privilegj të ndaja gjithë këto vite me ty, duke jetuar kaq shumë momente të mrekullueshme brenda dhe jashtë fushës.
Ne do të kemi shumë momente të tjera për të ndarë së bashku në të ardhmen, ka ende shumë gjëra për të bërë së bashku, ne e dimë këtë.
Tani për tani, të uroj sinqerisht gjithë lumturinë në familjen tënde me Mirkën, fëmijët tuaj dhe të shijoni atë që keni përpara. Do të shihemi në Londër në @lavercup