SPORT

Modelja kroate shkel hapur rregullat e veshjes së Katarit: Nuk kam frikë nga arrestimi

Modelja kroate shkel hapur rregullat e veshjes së Katarit: Nuk kam


Një tifoze kroate ka guxuar me veshjet e saj gjatë Kupës së Botës pa frikën e arrestimit në Katar, pavarësisht rregullave strikte të vendit konservator.

Ivana Knoll tha se fillimisht ishte 'super e inatosur' pasi lexoi për kufizimet e kodit të veshjes për shtetin e Gjirit, por 26-vjeçarja tha se autoritetet 'nuk po i bëjnë asnjë problem'.

Ajo numëron më shumë se 700,000 ndjekës në Instagram ku ka postuar edhe fotot e saj të shumta gjatë turneut.

Knoll kishte veshur një fustan me ngjyrat e flamurit kroat për ndeshjen hapëse të Kroacisë kundër Marokut, me një dekolte të hapur.

Modelja kroate shkel hapur rregullat e veshjes së Katarit: Nuk kam

Në postime të tjera modelja shfaqet e veshur edhe me bikini, duke marrë komente shpesh edhe kritike në rrjet.

Modelja kroate shkel hapur rregullat e veshjes së Katarit: Nuk kam

Por ja si u përgjigjet ajo të gjithë atyre që e kritikojnë: “Nuk e kuptoj se si veshja ime ose bikini mund të dëmtojë dikë? Ju lutem ma shpjegoni këtë.”