Ylli argjentinas, Leonel Messi i ka dërguar dhuratë fanellën e PSG-së me firmën e tij Papa Françeskut.
Dhurata është dorëzuar nga kryeministri francez Jean Castex, i cili ka vizituar Vatikanin së fundmi për të përkujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Francë dhe Selisë së Shenjtë.
Kujtojmë se Messi, iu bashkua PSG -së në verë pas largimit nga ekipi katalanas.
Papa Françesku njihet si një tifoz i madh i ish-yllit të Barcelonës.
Në vitin 2016, ai ka thënë: "Për mua, Messi është më i mirë se Maradona dhe Pele."
Dikur i pyetur nëse sulmuesi ishte si një hyjni , Papa Françesku tha: "Sigurisht, ai është shumë i mirë, por nuk është Perëndi."
Papa dhe Messi janë takuar së bashku dy herë.
Tiranapost.al