Messi nuk e mban më sekret. Zbulohet marrëveshja me ekipin e ri, për sa para bëhet fjalë

Lionel Messi u largua nga Barcelona, ekipi i zemrës prej 23 vitesh. Në konferencën e të dielës, lajmet po qarkullonin kudo se me kë ekip do të bashkëpunonte sezonin e ri, por ndoshta edhe për respekt të klubit nuk foli.
Deri më sot ku ai ka konfirmuar se do të luajë me ekipin francez PSG. Ai ka firmosur kontratën dy vjeçare, ndërsa vetë futbollisti argjentinas do të udhëtojë sot drejt Parisit dhe nesër do të japë një konferencë me informacione më të detajuara nga Parc des Princes.
Por mediat kanë zbuluar shumën: Ai ka firmosur kontratë dyvjeçare, dhe sipas llogaritjeve: Kufiri më i lartë i taksave në Francë është 45 përqind dhe kështu paga bruto vjetore e Messit do të jetë në 63 milion euro ose diku tek 53 milion £, duke i rritur të ardhurat e tij bruto në pak më shumë se 1 milion paund në javë.
Messi do luajë me lojtarët e njohur si Neymar, Mbappe etj.


*Tiranapost.al.