SPORT

Messi flet për problemet post-Covid: Më ishin prekur mushkëritë

Messi flet për problemet post-Covid: Më ishin prekur

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, ka folur rreth problemeve shëndetësore pasi u infektua me Covid-19. Sulmuesi që tashmë luan për Paris Saint Germain u infektua me virusin në fillim të janarit. Në një intervistë për median argjentinase “TYC Sports” 34-vjeçari ka thënë seka patur probleme me frymëmarrjen shumë kohë pasi kishte filluar të rezultojë negativ.

“Më la me efekte të mëvonshme. Më la me efekte të mëvonshme në mushkëri. U ktheva dhe kalova një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoja sepse më ishin prekur mushkëritë,” tha Messi.

Messi shtor se i shkaktoi vetes dëmtime të mëtejshme u kthye direkt në stërvitje.

“U ktheva përpara se të duhej, dhe u përkeqësua sepse shkova shumë shpejt dhe përfundoi duke më kthyer prapa. Por unë nuk mund të duroja më, doja të vrapoja, të stërvitesha. Doja të vazhdoja, dhe në fund, u përkeqësua situata”, u shpreh Messi.