Messi bën realitet ëndrrën, ngre lart trofeun e Kupës së Botës

E Diel 18 Dhjetor 2022, 20:15
TiranaPost
Lionel Messi ka bërë realitet ëndrrën e tij, duke ngritur trofeun e Kupës së Botës pas shpalljes kampion të Argjentinës.
Kreu i FIFA-s dhe emiri i Katarit i dorëzuan Kupën e Botës Messit, i cili shkoi pranë shokëve të tij dhe e ngriti atë lart, më në fund, duke u mbyllur gojën të gjithë atyre që e cilësonin karrierën e tij të paplotë pikërisht se nuk kishte marrë këtë trofe.
Përveç kupës së Botës në Doha u shpërndanë edhe disa çmime të tjera.
Messi fitoi edhe titullin si lojtari më i mirë i turneut.
Këpuca e Artë shkoi për Kilian Mbape i cili ka shënuar 8 gola në këtë Botëror.
Doreza e Artë shkoi për portierin e Argjentinës Emiliano Martinez.
Lojtari më i mirë i ri u shpall mesfushori argjentinas Enzo Fernandez.