Mediat në Argjentinë raportojnë se legjenda e futbollit Diego Maradona pësoi një arrest kardiak sot dhe ka vdekur në moshën 60-vjeçare.
Gazetat argjentinase Clarin dhe Ole shkruajnë se fituesi i Kupës së Botës pësoi një atak kardio dhe mungesë oksigjeni mëngjesin e së mërkurës.
Vetëm dy javë më parë, Maradona doli nga spitali pasi bëri një operacion për të trompozë në tru, pas një incidenti kur ishte rrëzuar.
Fotografitë e gazetave tregonin ambulancën jashtë shtëpisë së Maradonës.
Pas operacionit në tru, ai kishte një personel mjekësor që qëndronte në shtëpinë e tij për ta mbajtur nën vëzhgim.
Sipas raportimeve zemra e tij u ndal dhe ai nuk po merrte frymë, prandaj duhej të kryhej procedura për ta kthyer në jetë. Clarin raportoi më pas se Maradona ndërroi jetë.
Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka fituar Kampionatin Botëror me Argjentinën në vitin 1986. I paharrueshëm mbetet goli më dorë ndaj Anglisë në çerekfinale, të cilin e quajti si “Dora e Zotit”. Në të njëjtën ndeshje shënoi edhe atë që është vlerësuar si goli i shekullit, kur e mori topin në mesin e fushës dhe dribloi të gjithë kundërshtarët e në fund e dërgoi atë në rrjetën e portës së Anglisë.
Ai ka luajtur me Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampionë në Itali.