Manchester City fiton për herë të parë kupën e Ligës së Kampioneve

E Shtunë 10 Qershor 2023, 23:10
TiranaPost
Manchester City ka mposhtur 1-0 Interin në finalen e madhe të Stambollit duke ngritur për herë të parë trofeun e Ligës së Kampioneve.
Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës.
Inter luftoi deri në fund për të ndryshuar rezultatin por nuk ia doli as në mundësinë e artë pak minuta para përfundimit të ndeshjes kur Gosens pason topin për Lukakun i cili gjuan por ndalet nga Ederson.
Manchester City e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tripletën, pas Premier League dhe FA Cup.