Manchester City fiton ndaj Arsenal dhe hap luftën për titullin

E Enjte 16 Shkurt 2023, 13:14
TiranaPost
Ndeshja e mbrëmshme përfundoi me fitoren 1-3 të Manchester City-t, që tronditi Arsenalin në shtëpi dhe i rrëmbeu vendin e parë në tabelën e renditjes. Goli i parë u shënua në minutën e 24-t nga De Bruyne, ndërsa tre minuta përpara se të përfundonte koha e rregullt e pjesës së parë, Saka shndërron në gol një 11 metërsh.
Por Arsenali kundërpërgjigjet në pjesën e dytë të përballjes.
Jack Grealish i jep epërsinë City-t dhe ndez festën me tifozët. Ndërkohë vend për festë pati edhe për Halaand-in. Sulmuesi norvegjez tundi rrjetën e Arsenalit për të vulosur përfundimist fatin e këtij takimi. Ekipi i Guardiolës ka marrë tre dhe kreu i Premier Leagues u përket atyre.