SPORT

Mahrez heroi i bluve! Manchester City pret biletën për në finalen e Champions League

Mahrez heroi i bluve! Manchester City pret biletën për në finalen

Pas fitores në sfidën e parë në Paris kundër PSG, Manchester City ka mundur sërish francezët, këtë herë në “Etihad Stadium”.

“The Citizens” të drejtuar nga Pep Guardiola kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 11-të ku Mahrez ka mposhtur me një diagonale të saktë portierin Navas.

Minutat në vazhdim e kanë gjetur PSG në dominim, teksa Marquihnos dhe Di Maria janë gjetur pranë golit, por pa arritur të finalizojnë. Me fillimin e pjesë së dytë City u rikthye në ritmin e vet dhe përsëri algjeriani Mahrez ka ndëshkuar parizienët në minutën e 63-të, duke vulosur kështu fatin e kualifikimit dhe duka shuar shpresat e PSG.

Situata është përkeqësuar për francezët kur Di Maria pas një konflikti me Fernandihno-n është ndëshkuar me karton të kuq.

Rezultati final:

Manchester City 2 – 0 Paris Saint Germain

Tiranapost.al