SPORT

Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit

Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit

Luiza Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli këtë të shtunë, rezultat që i siguron dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.

Luiza u stërvit për këtë garë në pistën e re të atletikës ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.

Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit

Arritjen e saj e ka përshëndetur dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili shkruan se kjo është prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Ai thekson se tashmë është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t'i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin.

“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t'i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shkruan Veliaj.