Lionel Messi vendos rekord historik, fiton topin e artë për të shtatën herë

E Hënë 29 Nëntor 2021, 22:16
TiranaPost
Lionel Messi ka vendosur një rekord historik teksa ka fituar një Top të Artë të shtatë pasi mori çmimin prestigjioz individual në një ceremoni në Paris.
34-vjeçari tashmë ka fituar Topin e Artë në vitin 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021, që do të thotë se ai e ka ngritur trofeun e futbollistit më të mirë në botë më shumë herë se çdo lojtar tjetër mashkull në histori, dy herë më shumë se Cristiano Ronaldo.
Messi mundi Robert Lewandowski-n, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe mesfushorin e Chelsea-s, Jorghino-n, që u rendit i treti në votim.
Përsa i përket Cristiano Ronaldo-s, nuk do të ketë një Top të gjashtë të Artë për të këtë mbrëmje, pasi sulmuesi portugez përfundo në vendin e gjashtë në renditje!
Tiranapost.al