SPORT

Kush është Jannik Sinner, kampioni i ri i Australian Open

Kush është Jannik Sinner, kampioni i ri i Australian Open

Kampioni i ri i Australian Open është 22-vjeçari nga Tiroli i Jugut (sot pjesë e Italisë), Jannik Sinner.

Për tenistin nuk ka qenë fushë me lule. Ai ka treguar sesi e ka përballuar vetë jetën që i vogël dhe sakrificat e ndarja nga familja për hir të ndjekjes së ëndrrës, sportit.

Kush është Jannik Sinner, kampioni i ri i Australian Open

“U largova nga shtëpia në moshën 13 vjeç, i detyruar të rritesha shpejt: Mësova të laj rrobat vetë, të gatuaj, të bëj pazar. Për një prind nuk është kaq e lehtë ta lëshojë fëmijë kaq shpejt. Na kanë munguar shumë gjëra me prindërit që po përpiqem t'i rikuperoj sot me babain tim, i cili ndonjëherë më shoqëron në turne. Por adoleshenca ime ka humbur”, ka thënë Jannik.


“Prindërit më lanë të zgjidhja çfarëdo që unë doja. Edhe kur isha më i vogël, jam marrë edhe me sporte të tjera, por ata s`më bënë kurrë presion. Do doja që çdo fëmijë të ishte po kaq i lirë. Kështu që faleminderit prindërve të mi”.


Kurse për presionin mbi veten, Jannik thotë:

“Ka gjithmonë presion, por presioni është diçka e mirë për ta pasur. Është një privilegj. Jo të gjithë lojtarët e ndjejnë këtë lloj presioni. Kur ke presion ke edhe atë ndjesinë që mund ta arrish diçka. Kështu që mua më pëlqen të kërcej në një stuhi presioni”.