SPORT

Konfliktet brenda në fushë/ Disiplina e FSHF dënon drejtuesit e Kastriotit dhe drejtorin e Skënderbeut

Konfliktet brenda në fushë/ Disiplina e FSHF dënon drejtuesit e

Disiplina e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur “me dorë të hekurt” kundër personazheve që u përfshinë në tensionet brenda fushave të gjelbra përgjatë fundjavës së kaluar në Superligë.

Për konfliktin mes lojtarëve të Tiranës dhe Kastriotit, Presidenti Alban Vogli është dënuar me 18 muaj pezullim nga aktivitetet sportive, administratori Gazmend Vogli është dënuar me 12 muaj pezullim, ndërkohë që trajneri Ramadan Ndreu është pezulluar për 5 ndeshje.

Pas konfliktit të shkurtër mes lojtarëve të Partizanit dhe Skënderbeut pas barazimit në Korçë drejtori i klubit juglindor Ilirjan Përmeti është dënuar me 8 ndeshje pezuillim nga aktiviteti.

Kundër këtij vendimi të penalizuarit kanë 3 ditë kohë të ankimojnë, teksa bie në sy sesi “mrekullisht” asnjë lojtar apo zyrtar nga ekipet e kryeqytetit nuk janë penalizuar nga episodet ku dhe ata kanë marrë pjesë.

Vendimi i disiplinës së FSHF:

Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 29.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.

Lojtarja e Juban Danja – Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Apolonia – Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Juban Danja – Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Lojtari KS Korabi U-19, Gerald Abdiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari KS Korabi U-19, Aldo Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani U-13, Marjo Koçiaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i A.F. Luftëtari, Boni Shefqet, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Fc Kinostudio, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Luftëtari U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër Teuta U-17 B, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Madrid Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Tiranapost.al