SPORT

Kombëtarja zhgënjen sërish, Islanda barazon në minutën e fundit

Kombëtarja zhgënjen sërish, Islanda barazon në minutën

Kombëtarja shqiptarja në përballjen e sotme me Islandën ka zhgënjyer edhe njëherë tifozët e saj, e këtë herë në stadiumin “Air Albania”.

Kur të gjithë po i gëzoheshin fitores, edhe pse minimaliste, 1-0, në minutën e 7 të shtesës Islanda ka shënuar golin e barazimit i cili vulosi edhe rezultatin që i la shije të hidhur ndeshjes.

Ndonëse një ndeshje jo e rëndësishme për kualifikimin në Ligën e Kombeve, ku vendi ynë nuk synonte më pas humbjes së fundit me Izraelin, atmosfera në “Air Albania” me tifozët kuqezi që besuan deri në minutën e fundit për festën e fitores, u shua po në minutën e fundit.