SPORT

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë shtëpinë e vet

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

Në ambientet e ish-kompleksit Dinamo është projektuar një shtëpi për futbollin, si një qendër ku do mirëpritet kombëtarja dhe do zhvillohen stërvitjet e saj.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

Ambientet e reja u inauguruan sot nga Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e FSHF, Armando Duka dhe presidentin e FIFA-s Gianni Infantino që po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

“Për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu me ju ku përurojmë këtë shtëpi të mrekullueshme të futbollit. Ne të gjithë ia kemi dalë si një familje e madhe e futbollit të ndërtojmë këtë shtëpi, e cila projekton FSHF dhe Shqipërinë në një epokë të re.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

Kam ardhur për herë të parë këtu ka qenë para 20 viteve dhe ajo që shoh sot është 2 mijë vite dritë më para, shoh një spektakël në rajon me investimet infrastrukturore sepse tregon se Shqipëria është e orientuar drejt së ardhmes. Dua të komplimentoj për punën e madhe që është bërë,” tha Presidenti i FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

“Shqipëria nuk është superfuqi por është një fuqi e madhe e mikpritjes dhe e pasionit në sport që ne duam ta mbështesim dhe zhvillojmë. Për ne para së gjithash vjen dëshira e përbashkët për ta zhvilluar këtë sport, që nuk është një qëllim në vetvete ajo çka shohim në televizor që sjell pasuri, po është ai që bën bashkë fëmijët në fusha.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

Fusha të cilat nuk janë të mjaftueshme në vend në raport me banorët, kemi bërë stadiume po ky është një objektiv i yni me federatën që të investojmë edhe më shumë. Do të bëjmë shumë fusha në të gjitha qytetet, sepse kemi nevojë për të rritur nivelin e trajnimit,” u shpreh Kryeministri Rama.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë

Kjo qendër plotëson fazën e dytë të Parkut Olimpik, që do të marrë formën përfundimtare me fazën e tretë, ku është parashikuar një pishinë e re, e mbyllur e mjedise të tjera.

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë