Kaos në Greqi para ndeshjes me Kroacinë. Një i vdekur, disa të plagosur

E Martë 8 Gusht 2023, 11:39
TiranaPost
Mes tifozëve të AEK dhe atyre të Dinamo Zagreb pati një përplasje të dhunshme mbrëmjen e djeshme, duke sjellë më pas edhe shtyrjen e ndeshjes.
UEFA vendosi që për shkaqe sigurie, kjo sfidës të mos zhvillohet sot, siç ishte planifikuar. Tifozët kroatë shkaktuan trazira të shumta, duke thyer xhamat e dyqaneve, duke djegur makina dhe duke shkatërruar hapësirat publike.
Si pasojë trazirat shkaktuan një të vdekur dhe 6 të lënduar.
Mes 6 personave të plagosurve, 3 janë shtetas grekë dhe tre kroatë. Dhjetëra tifozë të tjerë janë arrestuar.