SPORT

Kampioni i tenisit shpërthen i frustruar pasi nuk i lejohet të përdorë tualetin gjatë ndeshjes

Kampioni i tenisit shpërthen i frustruar pasi nuk i lejohet të
Ylli i tenisit, Andy Murray shpërtheu gjithë inat pasi iu mohua mundësia për të shkuar në tualet në mes të ndeshjes me pesë sete kundër Thanasi Kokkinakis në Australian Open.

Ish-numri 1 i botës, në pushimin para ndeshjes finale, kërkoi të përdorte tualetin, por gjyqtari i tha se nuk i lejohej pasi kishte qenë një herë.

“Unë i respektoj rregullat. Është shaka, është shaka dhe ju e dini gjithashtu”, i tha 35-vjeçari arbitrit.

“Është kaq mungesë respekti që turneu na nxjerr këtu deri në orën tre, katër të mëngjesit dhe nuk na lejohet të shkojmë në tualet”, shtoi Murrai.

Fituesi i US Open 2003 Andy Roddick ra dakord me ankesat e Murray, duke shkruar në Twitter: “E saktë. Ky është thjesht budallik.”