Japonia mbyll aventurën e botërorit, Kroacia me penallti siguron çerekfinalen
E Hënë 5 Dhjetor 2022, 19:15
TiranaPost
Kroacia ka eliminuar Japoninë, duke shkuar në çerekfinalen e botërorit.
Vendimtare në këtë sfidë ishin goditjet e 11-metërshave ku kroatët u treguan më të saktë, ndërsa Japonia humbi tre të tilla përballë portierit Livakovic.
Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën e cila në 90 minutat e rregullta përfundoi barazim 1-1. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes dhe skuadrat duhet ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë.
Në çerekfinale Kroacia do të përballet me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.