Interi ka fituar 1-0 ndaj Portos në ndeshjen e parë të fazës me eliminim në Champions League.
Ishte Lukaku ai që me hyrjen e tij si zëvëndësues i dha fitoren zikaltërve në minutat e fundit të ndeshjes. Porto pati një rast të dyfishtë, por portieri i Interit, Onana, i priti të dyja gjuajtjt e Zaidu Sanusi dhe Mehdi Taremi.
Në minutën e 78 Otavio e la skuadrën e Portos me 10 lojtarë pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Estadio do Dragao” të Portos të martën, më 14 mars.