SPORT

Ibra mungon në 3 ndeshjet e radhës, pas 10 ditësh pritet një përgjigje tjetër

Ibra mungon në 3 ndeshjet e radhës, pas 10 ditësh pritet një

Për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic, tifozët e Milanit duhet të presin edhe 10 ditë, megjithatë është e sigurtë mungesa e gjigandit suedez në 3 ndeshjet e radhës për Milanin, pikërisht në dy sfidat e Europa League ndaj Lille dhe Celtic dhe në takimin e kësaj fundjave në Serie A ndaj Fiorentinës. Ibra ka pësuar një tërheqje të lehtë dhe pas 10 ditësh do t’u nënshtrohet analizave të tjera, gjithsesi nëse gjëndja e tij përmirësohet gjatë këtyre 10 ditëve atëherë mund të ndodhë që Zlatan të rikthehet edhe menjëherë në fushë, edhe pse gjasat janë që Ibra të mungojë tre deri në 4 javë.