SPORT

Hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në finale të Atletikës! Luiza Gega renditet e 13-ta në garën e 3000 metrave

Hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në finale

Luiza Gega ka bërë historinë olimpike për Shqipërinë, teksa ishte përfaqësuesja e parë e vendit tonë që arriti të kualifikohej në një finale të atletikës.

Pak minuta më parë ka përfunduar finalja e 3000 metrave me pengesa, ku atletja shqiptare është renditur e 13-ta nga 15 finaliste me kohën 9:34.10, duke tejkaluar performancën e saj të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Mund të thuhet se me vendin e katërt të Briken Cales dhe kualifikimin në finale të Gegës, ndonëse në Shqipëri nuk ka mbërritur ende një medalje olimpike, performanca në Tokyo 2020 ka qenë më e mira e historisë sportive të vendit.

Tiranapost.al