SPORT

Greqia jashtë Europianit, por një avokat grek shkruan: Jam me Shqipërinë, shokët e fëmijëve të mi janë prej andej

Greqia jashtë Europianit, por një avokat grek shkruan: Jam me

Nisi dje kampionati europian i futbollit në Gjermani dhe sot luan në ndeshjen e parë Shqipëria përballë Italisë.

Fqinjët tanë të tjerë, grekët, nuk arritën të kualifikohen në këtë Europian, por statusi i një avokati të njohur në Greqi, që bën tifo për Shqipërinë, ka rënë në sy.

Greqia jashtë Europianit, por një avokat grek shkruan: Jam me
Vassilis Papastergiou

Vassilis Papastergiou në një shkrim në rrjetet sociale shkruan se kjo është zgjedhja më emocionale, por edhe logjike për të, pra të mbështesë Shqipërinë.

Miqtë, klientët e tij, por edhe shokët e shoqet e fëmijëve të tij në shkollë janë shqiptarë, thotë ai.

“Dhe një skuadër tjetër, Shqipëria.

Është një zgjedhje emocionale, por edhe logjike.

Shqipëria është një grup i fqinjësisë sonë, Ballkanit.

Klasat e fëmijëve të mi janë plot me fëmijë shqiptarë. Imagjinoj se ata do të kenë një gëzim të fshehur për ekipin e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, edhe pse luan në grupin e vdekjes me Italinë, Spanjën, Kroacinë.

“Shqiptarët janë integruar në vendin tonë me shumë mund dhe shumë dhimbje. Ata e mësuan gjuhën tonë si askush tjetër. Ata mbushën qytetet tona, fëmijët e tyre u dhanë jetë klasave të zbrazura të shkollave tona. Na zbukuruan fshatrat me punimin e tyre.

Sot, të njëjtit njerëz që i shanin dhe nënçmonin atëherë e pranojnë se shqiptarët janë të shkolluar. Gjithsesi nuk e mbeshtes Shqipërinë vetëm për këtë, dmth për të kërkuar falje për çdo gjë që shkruaj më sipër.

Po sepse Shqipëria është grupi i shumë njerëzve që janë miqtë e mi, bashkëpunëtorët e mi, klientët e mi, prindërit e shokëve të klasës së fëmijëve të mi”, shkruan avokati.