Ministrja e brendshme gjermane,Nancy Faeser,ka deklaruar se sportistët gjermanë mund të përballen me ndalim e hyrjes në Gjermani nëse pranohen sërish të marriin pjesë në evente ndërkombëtare.
“Vendet ku zhvillohen evente të mëdha sportive nuk janë të pafuqishme. Ata mund të kontrollojnë nëpërmjet lëshimit të vizave nëse rusët mund të marrin pjesë në gara,” tha Faeser.
“Ne mund të veprojmë në përputhje me rrethanat kur organizojmë gara ndërkombëtare në Gjermani. Ne do të veprojmë gjithmonë me një qëndrim të qartë për këtë”, tha ajo.
Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.